Fadil Kokomani | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Fadil Kokomani |
Atësia: | Hysen |
Vendlindja: | Durrës |
Datëlindja: | 1933 |
Profesioni: | Gazetar |
Datë Vdekja: | 28/5/1979 |
Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
Rrethanat e Vdekjes: | Burg |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 1963 |
Gjyqi i dytë | |
Data e Arrestimit: | 23/02/1979 |
Akuza: | "Për një letër dërguar Komitetit Qendror të P. P. Sh.-së" |
Dënimi: | 10 vjet Burg |
Data e Vendimit: | 28/11/1978 |
Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
Akuza: | "Krijimin dhe pjesëmarrjen në një organizatë kundërrevolucionare" , "agjitacion e propagandë" |
Gazetar. U lind në Durrës, në vitin 1933. Kreu uniken "29 Nëntori" dhe gjimnazin "16 Shtatori". Studimet e larta për gazetari i kreu në Universitetin e Leningradit. Pas përfundimit të studimeve, punoi si gazetar në Radio Tirana. U arrestua më 1963 dhe u dënua me vdekje, "si kryetar i një grupi që kishte shpërndarë trakte dhe kish dashur t’i bënte atentat kryeministrit". Iu fal jeta me dekret te Presidiumit të Kuvendit Popullor. Më 28 nëntor 1978 u dënua për së dyti me 10 vjet burg, "për një letër dërguar Komitetit Qendror të P. P. Sh.-së". Teksa vuante dënimin në kampin e Spaçit, më 23 shkurt 1979 u arrestua sërish dhe, më 18 maj të po atij viti, u dënua me vdekje me pushkatim, si dhe humbjen e të drejtës së zgjedhjeve për pesë vjet kohë, "për krijimin dhe pjesëmarrjen në një organizatë kundërrevolucionare" dhe "për agjitacion e propagandë".